Ndërlidhjet

Shpëtohen 52 pasagjerët e anijes së ngujuar ruse në Antarktik


Antarktikë - Helikopteri duke marr pasagjerët e fundit nga anija ruse e ngujuar në akull, që nga 24 dhjetori në Antarktikë, 02 janar, 2014
Antarktikë - Helikopteri duke marr pasagjerët e fundit nga anija ruse e ngujuar në akull, që nga 24 dhjetori në Antarktikë, 02 janar, 2014
Ekipet shpëtuese kanë evakuuar 52 pasagjerët e ngujuar tash e një javë, në një anije ruse hulumtuese në akullin e Antarktikut.

Autoriteti i Sigurisë Detare të Australisë, i cili po bashkërendon këtë operacion shpëtimi, njoftoi se të gjithë pasagjerët janë evakuuar me helikopter deri në një anije australiane.

Anija ruse, Akademic Shokalsky, është ngujuar në akullin e trashë që nga 24 dhjetor.

Kjo akullthyese ishte nisur rrugës së hulumtuesit australian Douglas Mawson, i cili kishte kryer një ekspeditë të tillë në vitet 1911-1914.

Në mesin e pasagjerëve kishte shkencëtar, turistë dhe gazetarë.

Përpjekjet e mëhershme për lirimin e tyre kishin dështuar, për shkak të kushteve të dobëta atmosferike.

Ekipi 22 anëtarësh i anijes, pritet të qëndrojë në lundruesen e tyre, e cila nuk është në rrezik, por vetëm ka ngec në akull.
XS
SM
MD
LG