Ndërlidhjet

logo-print

Turqia nis importin e naftës së Kurdistanit


Ilustrim

Ilustrim

Ministri turk i energjisë Taner Yildiz lajmëroi të enjten se nafta e papërpunuar nga krahina Kurdistan e Irakut, ka nis të rrjedh përmes naftësjellësit të ri që e çon arin e zi, përmes detit turk në portin Ceyhan.

Yildiz i tha gazetarëve në Ankara se kjo naftë do të vendoset në tankierë derisa qeveria irakiane të jep bekimin e saj për eksportin në tregjet e botës.

Turqia dhe autoritetet e Kurdistanit në Irak kanë arritur një marrëveshje për eksportin e naftës, por pa pjesëmarrjen e qeverisë në Bagdad.

Për këtë arsye, qeveria qendrore irakiane e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për naftën ose gazin irakian, e cila nuk ka leje nga ekzekutivi në Bagdad.

Qeveria e Irakut po ashtu ka kërcënuar të gjitha kompanitë e huaja se, pa nënshkrimin e marrëveshjeve për eksport të naftës nga qeveria qëndrore, ato rrezikojnë të humbin të drejtën e të bërit biznes në Irak.

Yildiz tha se qeveria e Turqisë shpreson se marrëveshja mund të arrihet me qeverinë e Bagdadit brenda këtij muaji.
XS
SM
MD
LG