Ndërlidhjet

Marina greke shpëton 85 emigrantë nga mbytja në detin Egje


Ilustrim
Ilustrim
Rojet bregdetare të Greqisë kanë shpëtuar të enjten 85 emigratë, të cilët me një anije peshkimi po mundoheshin të arrinin tokën greke, në afërsi të ishullit Astypalaia, në jug-lindje të detit Egje.

Në mesin e emigrantëve, sipas autoriteteve, ka shumë fëmijë dhe gra.

Emigrantët, të cilët ishin munduar të hyjnë në territorin grek nga Turqia fqinje, kishin kërkuar ndihmë të mërkurën mbrëma, pasi lundruesja e tyre u përball me erëra të fuqishme dhe dallgë të mëdha, të cilat ishin të papërballueshme për anijen, marr parasysh peshën.

Sipas autoriteteve në Athinë, pas thirrjes për ndihmë, janë dërguar katër lundruese në operacionin e kërkim shpëtimin, në mesin e të cilave ishte edhe një frigatë e marinës.

Kombësitë e emigrantëve ende nuk janë bërë publike.

Italia dhe Greqia janë dy pikat kryesore për hyrjen e emigrantëve nga Azia apo Afrika, për në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG