Ndërlidhjet

Indi – Autobusi bjen në greminë, vdesin 27 pasagjerë


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 27 pasagjerë vdiqën pas ndeshjes që pësoi autobusi i tyre me një kamion, dhe doli nga rruga për të përfunduar në një greminë në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë të enjten, njoftojnë autoritetet.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin pas ndeshjes në qarkun Thane, që gjendet rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Mumbai.

“19 femra dhe dy fëmijë janë në mesin e viktimave”, u tha medieve shefi i policisë për këtë rajon Anil Kumbhare.

Edhe shoferi i autobusit është në mesin e viktimave.

Autobusi ka rënë rreth 120 metra thellë në greminë, tha zyrtari policor.

Dhjetë pasagjerë kanë pësuar lëndime, ku shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.

Në kohën e aksidentit, në autobus ishin 37 pasagjerë.

Në nivel global, India ka numrin më të lartë të fataliteteve në trafik.

Shifrat qeveritare thonë se rreth 120 mijë njerëz vdesin brenda një viti nga aksidentet në komunikacion.
XS
SM
MD
LG