Ndërlidhjet

Kina i jep Pakistanit kredi prej $6.5 miliardë për bërthamoret


Ilustrim
Ilustrim
Republika Popullore e Kinës do t’i jep Pakistanit një kredi prej 6.5 miliardë dollarë për të ndërtuar centrale bërthamore me kapacitete prej 2,200 megawatt orë, njoftuan të enjten autoritetet në Islamabad.

Kryeministri Navaz Shari tha gjatë një konference për shtyp se kjo ndihmë do t’i mundësojë Pakistanit që të ketë furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Kreditë do të ofrohen nga banka Exim, që është në pronësi të shtetit kinez, ndërsa ato do të shpaguhen në një periudhë 20 vjeçe.

Pakistani i ndihmuar nga ekspertët kinez të fushës, ka nisur së ndërtuar në Karachi një central prej 2,200 MW/h, që do të jetë edhe centrali më i madh bërthamor në këtë shtet.

Ky shtet ka mungesë të energjisë elektrike, për të paktën 4,000 MW/h gjatë sezonit të verës, që rezulton me reduktime të gjata të rrymës për pakistanezët që jetojnë në viset e largëta.

Kompanitë kineze po punojnë në të paktën 100 projektet më të mëdha energjetike në Pakistan, po ndërtojnë rrugë dhe projekte teknologjike.
XS
SM
MD
LG