Ndërlidhjet

Netanyahu: Po shtohen dyshimet për paqe me Palestinën


Izrael - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry para fillimit të bisedimeve paqësore në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, 02 janar, 2014

Izrael - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry para fillimit të bisedimeve paqësore në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, 02 janar, 2014

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry të enjten se po shtohen dyshimet në përkushtimin e palës palestineze, se vërtet po dëshiron të arrijë paqe me izraelitët.

“Janë shtuar dyshimet në Izrael, se palestinezët nuk janë të përkushtuar për paqen”, tha Netanyahu, përderisa krah tij qëndronte sekretari Kerry, pak para fillimit të bisedimeve paqësore në Jerusalem.

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë amerikane në komentin e tij të shkurtër për medie, nuk foli për procesin paqësor, pasi u mor me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon.

Kerry tha se të gjithë amerikanët bashkëndiejnë me popullin izraelit për sëmundjen e Sharon.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry shpreson që të arrijë të ngushtojë dallimet ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës në bisedimet paqësore që nisën sot në Lindjen e Mesme.

Kerry është nisur nga Washingtoni të mërkurën drejt rajonit, në udhëtimin e tij të parë pas pushimeve të fundvitit.

Para nisjes së Kerry për në rajon, presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha se pala palestineze mund të ndërmerr veprime diplomatike dhe ligjore kundër ndërtimeve që po bënë Izraeli.

Abbas porositi nga Ramallahu se ndërtimet e kolonive tregojnë “mungesën e seriozitetit të palës izraelite në negociata” dhe ka kërcënuar se do nxjerr nga binarët përpjepjet për të arritur një marrëveshjes paqësore mes dy shteteve.

Tel Avivi zyrtar ka lajmëruar se do të ndërtojë mijëra ndërtesa të reja për izraelitët në brendi të territorit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.
XS
SM
MD
LG