Ndërlidhjet

Më 28 janar nis gjykimi i tretë kundër Morsit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kajro ka caktuar 28 janarin, si datë për hapjen e gjykimit të tretë kundër presidentit të përmbysur islamist Mohammed Morsi, i cili në këtë rast akuzohet për orgazimin e ikjes së qindra të burgosurve.

Morsi dyshohet se është ndihmuar nga militantë të huaj për ta arritur këtë gjë, tha të enjten gjykatësi Medhat Idriss, i Gjykatës së Apelit të Kajros.

Arratisja nga burgu ka ndodhur në janar të vitit 2011, gjatë kryengritjes së përgjithshme popullore kundër autokratit Hosni Mubarak.

Morsi ishte në burgun e Kajros në kohën e kësaj kryengritjeje, ndërsa ka arritur që të ikën nga qelia bashkë me 30 të burgosur të tjerë.

Mbi 20,000 të dënuar kishin arritur të ikin nga burgjet e Egjiptit në kohën e revolucionit, përfshirë edhe militantë të Hezbollahut dhe ata të Hamasit.

Morsi po gjykohet në tri procese të ndara, ku shumica prej akuzve janë të dënueshme me vdekje, ndërsa dyshohet për konspirim me grupet e huaja për të nxitur dhunën që çoi në vrasjen e dhjetëra protestuesve, gjatë kohës sa ishte president i shtetit.
XS
SM
MD
LG