Ndërlidhjet

Berlusconi apelon dënimin në rastin "bunga bunga"


Kryeministri i dikurshëm i Italisë, Silvio Berlusconi (Ilustrim)

Kryeministri i dikurshëm i Italisë, Silvio Berlusconi (Ilustrim)

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka paraqitur të enjten një ankesë për dënimin që iu shqiptua atij për shfrytëzim seksual dhe abuzim të pushtetit, që rrjedh nga skandali "bunga bunga".

Ai po kërkon që të lirohet nga të gjitha akuzat, pasi pretendon se nuk ka kryer kurrëfar krimi, edhe pse u dënua me shtatë vjet burgim nga një gjykatë, dhe iu ndalua përjetësisht që të mbaj post publik.

Berlusconi u gjet fajtor për organizimin e orgjive të shfrenuara me të mitura, në veçanti për rastin e valltares ekzotike Karima El Mahroug, dhe se ka shfrytëzuar postin e tij publik për të mbuluar këtë skandal.

Verdikti që ka nxjerr gjykata në Milan në muajin qershor, ende nuk është e plotfuqishme për shkak të ankesave të vazhdueshme të ekipit mbrojtës të Berlusconit.
XS
SM
MD
LG