Ndërlidhjet

Afganistan - Vriten pesë civilë nga një shpërthim


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën pesë civilë kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë lënduar të enjten, nga shpërthimi i një bombe në Afganistanin qëndror, bëjnë të ditur forcat e rendit në Kabul.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes ishte i lidhur për një motoçikletë, e cila ka shpërthyer në mes të një grumbulli njerëzish.

“Incidenti ka ngjarë në qarkun Baraki Barak në krahinën Logar. Në mesin e viktimave është një grua me fëmijën e saj”, tha një zëdhënës i krahinës Din Mohammad Darëish.

Të gjitha viktimat ishin civilë, shtoi ai.

Megjithatë, forcat e rendit ende nuk e kanë të qartë se kush ishte cak i këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG