Ndërlidhjet

NYT dhe Guradian: Të falet Snowdeni


Edward Snowden

Edward Snowden

Gazetat New York Times dhe Guardian kanë kërkuar nga autoritetet amerikane që të falin Edward Snowdenin.

Të përditshmet amerikane dhe britanike, të cilat kanë publikuar informacione të inteligjencës së SHBA-së, të cilat kanë rrjedhur nga Snowden, kanë thënë se ai duhet të lavdërohet dhe jo të dënohet për zbulimet e tij.

“Marrë parasysh vlerën e madhe të informacionit që ai ka zbuluar dhe abuzimet që u është ekspozuar, zoti Snowden meriton më mirë se një jetë në mërgim të përhershëm”, ka shkruar NYT.

Snowden, ish-kontraktor i Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së, aktualisht ndodhet në Rusi.

Ai përballet me akuzat për spiunazh në SHBA për shkak të zbulimit të dokumenteve që zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si të dëmshëm.
XS
SM
MD
LG