Ndërlidhjet

Stuhi e madhe dimri në SHBA


SHBA - foto arkivi
SHBA - foto arkivi
Një stuhi e madhe dimri ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Pranë qytetit të Bostonit, në Masaçusets, tashmë ka rënë më shumë se gjysëm metre borë.

Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat.

Kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2,300 fluturime të enjten, para se të niste stuhia.
XS
SM
MD
LG