Ndërlidhjet

Një burrë britanik dhe një grua nga Zelanda e Re janë qëlluar për vdekje në Libi.

Zyrtarët thonë se trupat e tyre janë gjetur pranë një kompleksi të naftës dhe gazit në perëndim të vendit.

Sipas tyre, motivi i vrasjes nuk është i qartë.

Të huajt kanë qenë vazhdimisht të sulmuar në Libi, kohëve të fundit.

Muajin e kaluar, një mësues amerikan po ashtu është vrarë.

Dy lojtarë amerikanë të basketbollit janë duke u mbajtur nga ushtria libiane në selinë e saj në Bengazi.

Të premten e kaluar, katër pjesëtarë të personelit ushtarak të SHBA-së janë arrestuar nga Qeveria libiane, por janë liruar disa orë më vonë.
XS
SM
MD
LG