Ndërlidhjet

Seuli refuzon thirrjen e Kimit


Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.

Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Jugut ka hedhur poshtë thirrjet e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un, për përmirësim të lidhjeve dhe i ka bërë thirrje qeverisë së tij që fillimisht të ndërmarrë hapa për çarmatim bërthamor.

Kim ka bërë propozimin gjatë fjalimit për Vitin e Ri, i cili po ashtu ka përfshirë gjuhë të zjarrtë kundër Seulit dhe Uashingtonit dhe paralajmërimet për një luftë të mundshme bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit në Seul, Kim Eui-do, ka thënë se Koreja e Veriut duhet të bëjë së pari përpjekje “të sinqerta” për çarmatim bërthamor, nëse dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Jugun.
XS
SM
MD
LG