Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq do kryeministër të ri


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Në Serbi kanë nisur të thellohen mospajtimet midis Presidencës dhe Qeverisë.

Presidenti Tomisllav Nikolliq ka thënë se Serbia mund të ketë qeveri më të mirë dhe për këtë arsye ai angazhohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.

"Mendoj se zgjedhjet e reja do të përcaktonin një forcë shumë më të madhe të një partie politike, e cila do të jepte kryeministrin. Kjo qeveri ka qenë e imponuar”, ka thënë Nikolliq për mediat serbe.

Thuhet se mospajtimet Nikolliq-Daçiq kanë dalë në sipërfaqe sidomos pas propozimit nga SHBA për dhënien e Çmimit Nobel baroneshës Catherine Ashton, kryeministrit Ivica Daçiq dhe kryeministrit Hashim Thaçi për arritjen e Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill, 2013.
XS
SM
MD
LG