Ndërlidhjet

Kërcënohen raportet SHBA-Afganistan


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka urdhëruar rishikimin e 88 të burgosurve që pritet të lirohen, pas kundërshtimeve që kanë ngritur disa senatorë amerikanë.

Të enjten, në Kabul kanë qëndruar disa senatorë, të udhëhequr nga republikanët John McCaind dhe Lindsey Graham.

Graham ka thënë se lirimi i 88 të burgosurve “do të bëjë dëme të pariparueshme në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Të 88-tit janë në mesin e rreth 650 të burgosurve, që autoritetet afgane mendojnë t’i lirojnë, për të inkurajuar bisedimet e paqes me talibanët.
XS
SM
MD
LG