Ndërlidhjet

Përkeqësohet gjendja e Sharonit


Ariel Sharon. Shkurt, 2005.
Ariel Sharon. Shkurt, 2005.
Drejtori i spitalit ku po trajtohet ish-kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, ka thënë se gjendja e tij është duke u përkeqësuar.

Mjeku Zeev Rotstein nga spitali Tel Hashomer, pranë Tel Avivit, ka thënë se jeta e Sharonit mbetet në rrezik.

Sharon është raportuar të jetë në gjendje kritike qysh të enjten.

Ai ka pasur karrierë të gjatë dhe kontroverse ushtarake. Kryeministër ka qenë nga viti 2001 deri më 2006.

Sharon ka qenë në gjendje kome pasi ka pësuar një sulm në janar të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG