Ndërlidhjet

Kerry takoi Liebermanin


Kerry dhe Lieberman
Kerry dhe Lieberman
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar sot në Jerusalem ministrin e Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, në kuadër të misionit të tij për paqe në Lindjen e Mesme.

Kjo është vizita e dhjetë e Kerryt në këtë rajon në më pak se një vit.

Ai është duke shtyrë izraelitët dhe palestinezët që të bien dakord për një marrëveshje kornizë para muajit maj, kur edhe skadon afati nëntëmujor për bisedime.

Kerry ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten dhe do të bisedojë me të përsëri sot, para se të takohet në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Edhe Netanyahu, edhe Abbas kanë vënë në pikëpyetje angazhimin e njëri-tjetrit për paqe.

Kerry është zotuar se do të ndihmojë të dyja palët për të kapërcyer dallimet.
XS
SM
MD
LG