Ndërlidhjet

Irinej flet për Kosovën


Patriarku Irinej

Patriarku Irinej

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në një shërbesë për Krishtlindjet, ka thënë se “vuajtjet dhe padrejtësitë në Kosovë nuk kanë të ndalur” dhe se “përpjekjet për rrëmbimin e saj vazhdojnë”.

Në të njëjtën kohë, ai ka porositur serbët e Kosovës që të jetojnë në këtë vend, se nuk janë të vetmuar dhe se me ta është i gjithë populli serb.

"Kosova jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, sepse atje nuk po pushojnë vuajtjet, ndërsa padrejtësitë nga dita në ditë po rriten. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë. Me dekada e shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër, nga qenia jonë”, ka thënë Irinej, transmetojnë mediat serbe.
XS
SM
MD
LG