Ndërlidhjet

Kina kap 3 t metamfetaminë


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Kinë ka konfiskuar tre tonë të metamfetaminës në një operacion të vetëm.

Droga është kapur gjatë bastisjeve në një fshat të provincës Guangdong, të cilat kanë nisur më 29 dhjetor.

Rreth 3,000 policë kanë marrë pjesë në operacion dhe afro 200 të dyshuar janë arrestuar.

Zyrtarët nuk e kanë bërë të ditur vlerën e drogës së konfiskuar.

Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar nga Zyra për Drogë dhe Krim e Kombeve të Bashkuara, metamfetamina është droga e dytë më e popullarizuar në Kinë, pas heroinës.
XS
SM
MD
LG