Ndërlidhjet

Bisedime për paqe në Sudanin J.


Sudani Jugor
Sudani Jugor
Palët luftuese në Sudanin Jugor kanë hapur sot bisedimet paraprake, në prag të negociatave që synojnë t’iu japin fund tri javëve të konfliktit në shtetin më të ri në botë.

Takimet në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa, vijnë para negociatave zyrtare që pritet të nisin të shtunën.

Brenda Sudanit Jugor vazhdojnë luftimet, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për armëpushim.

Përleshjet kanë vënë përballë besnikët e presidentit Salva Kiir dhe rebelët e ish-zëvendëspresidentit Riek Machar.

Ambasada e SHBA-së në Juba u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të lënë vendin dhe ka urdhëruar tërheqje të stafit.

Sipas OKB-së, mijëra njerëz kanë humbur jetën nga dhuna dhe qindra-mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.
XS
SM
MD
LG