Ndërlidhjet

Schumacher mbetet në komë


Michael Schumacher

Michael Schumacher

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, mbetet në gjendje kome, gati një javë pas aksidentit me ski, në të cilin ka marrë plagë të rënda në kokë.

Schumacher mbush sot 45 vjet.

Familja e tij, përmes një mesazhi në ueb-faqen e tij, ka thënë se Schumacher është një luftëtar, “i cili nuk do të dorëzohet”.

Schummacher është aksidentuar javën e kaluar në Alpet Franceze dhe po trajtohet në një spital të Francës.

Schumacher, i cili është pensioniar nga vozitja më 2012, ka fituar 91 gara në Formula 1.
XS
SM
MD
LG