Ndërlidhjet

Tunizia voton kushtetutën e re


Tunis - foto ilustruese

Tunis - foto ilustruese

Asambleja Kombëtare e Tunizisë ka nisur votimin për kushtetutën e re.

Ligjvënësit përballen me afatin e 14 janarit për të miratuar të 146 nenet dhe për të shqyrtuar ndryshimet e propozuara.

Katërmbëdhjetë janari shënon përvjetorin e tretë të revolucionit, i cili ka përmbysur presidentin autokratik, Zine El Abidine Ben Ali.

Miratimi i kushtetutës do t’i hapë rrugën një qeverie të përkohshme, para zgjedhjeve të reja që do të mbahen këtë vit.
XS
SM
MD
LG