Ndërlidhjet

logo-print

Botërori 2014 - Mbi 10,000 forca speciale gatitur


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet braziliane po bëjnë gati një forcë të posaçme policore, ku parashihet angazhimi i mbi 10,000 oficerëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për të siguruar Kampionatin Botëror të Futbollit.

Kjo forcë speciale, do të jetë përkrah policisë në 12 qytete mikpritëse të botërorit, në rast të shpërthimit të ndonjë proteste eventuale gjatë kampionatit.

Portali G1, shkruan të premten duke cituar burime të afërta me qeverinë braziliane, se ky departament policor është duke u bërë gati që nga viti 2011, ndërsa trajtimet janë shpeshtuar posaçërisht pas trazirave që dridhën Brazilin gjatë Kupës së Konfederatave qershorin e kaluar.

“Për Kampionatin Botëror, ne po trajnojmë mbi 10,000 oficerë se si të sillen në rast të përleshjeve, dhe jemi në pozitë që të veprojmë shpejt në të 12 qytetet që do të jenë mikpritëse të ndeshjeve”, ka thënë koloneli i policisë Alexandre Augusto Aragon, që drejton Forcën Kombëtare të Sigurisë.

Kjo forcë speciale po ashtu do të mbështete në shërbimet e robotëve spiun, të cilët janë vendosur në vende të ndryshme për të vëzhguar aktivitetet e grupit anarkist Black Block, i cili kishte shkaktuar trazira gjatë Kupës së Konfederatës duke u përleshur haptazi me policinë.

Sipas medieve lokale, këta mini-robot, do të mund të infiltrohen brenda demonstruesve dhe të filmojnë çdo akt të dhunës.

Më pas, xhirimet do të përdoren për të ndjekur përgjegjësit.
Forca Kombëtare e Sigurisë nuk është forcë e rregullt policore.

“Ne zbarkojmë vetëm në momente të krizë, vetëm kur kemi misione specifike. Dikur kam pasur edhe 42 fronte të hapura përnjëherë në gjithë shtetin”, ka thënë Aragon.
XS
SM
MD
LG