Ndërlidhjet

Mjekët Pa Kufi – Na janë rrëmbyer pesë veta në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Grupi ndërkombëtar për ndihmë mjekësore 'Mjekët Pa Kufi' (MSF) bënë të ditur se pesë punëtorë të saj “janë rrëmbyer” të enjten mbrëma nga rezidenca e tyre në Siri.

Kjo organizatë njoftoi sot përmes një deklarate për shtyp se dyshon që nëpunësit e saj, sipas të gjitha gjasave, “janë marr në biseda informative”.

Mirëpo, ende nuk është e qartë se cili grup e ka kryer këtë rrëmbim.

Sipas medieve ndërkombëtare, kjo organizatë po përpiqet që të vë kontakt përmes “hisedarëve relevant”.

MSF ka punëtorët e saj në gjashtë spitale dhe katër qendra të mjekësisë familjare në Sirinë veriore dhe qendrore, por nuk ka bërë të ditur se prej cilit vend janë rrëmbyer punëtorët e vet.

Në shtator të vitit të shkuar, një mjek që punonte për MSF ishte vrarë në vendin e tij të punës.

Mjekët Pa Kufi, nuk kanë dhënë detaje për prejardhjen e pesë nëpunësve të rrëmbyer, apo postet që kishin ata.
XS
SM
MD
LG