Ndërlidhjet

Gjykata turke liron nga burgu dy deputetë kurd


Ankara - Një deputet kalon afër ulëseve të zbrazta të rezervuara për ligjvënësit e pakicës kurde në Parlamentin e Turqisë (Ilustrim)
Ankara - Një deputet kalon afër ulëseve të zbrazta të rezervuara për ligjvënësit e pakicës kurde në Parlamentin e Turqisë (Ilustrim)
Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy ligjvënësve kurd të cilët ishin arrestuar nën akuzat për lidhje të dyshuara me militantët.

Gjykata e Diyarbakir, një qytet në jug-lindje të Turqisë, ka liruar të premten dyshen kurde, pasi Gjykata Kushtetuese nxori një vendim ku thuhet se deputetëve u është shkelur e drejta si zyrtarë të zgjedhur nga populli.

Instanca më e lartë turke, po ashtu ka urdhëruar që dy deputetëve t’u paguhen një kompensim prej 1,400 dollarë si kompensim për mbajtjen e tyre në burg.

Ibrahim Ayhan dhe Gulser Yildirim, pjesëtarë të Partisë Demokratike dhe të Paqës, ishin arrestuar më 2010, pasi dyshohej se kishin lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) veprimtaria e së cilës është e ndaluar në Turqi.

Para tri dekadash PKK ka nisur një luftë guerile, për të arritur qëllimet e veta për një autonomi më të gjerë të pjesës jug-lindore të Turqisë.

Luftimet dhe sulmet e kësaj nismeje, i kanë kushtuar me jetë rreth 45,000 njerëzve.
XS
SM
MD
LG