Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria izraelite teston sistemi e ri mbrojtës raketor


Izrael -- Koloneli Zvika Haimovich i forcave mbrojtëse ajrore izraelite qëndron para sistemit raketor mbrojtës Arrow II (Ilustrim)

Izrael -- Koloneli Zvika Haimovich i forcave mbrojtëse ajrore izraelite qëndron para sistemit raketor mbrojtës Arrow II (Ilustrim)

Izraeli njoftoi të premten se ka kryer edhe një test të suksesshëm të sistemit mbrojtës raketor, i cili është i projektuar për të rrëzuar raketat e rrezeve të gjata.

Ministria izraelite e mbrojtjes bëri të ditur përmes një komunikate për shtyp se ky test ishte një “arritje e madhe” në zhvillimin e sistemit ‘Arrow III’ (Shigjeta 3).

Një zyrtar i kësaj ministrie, Yair Ramati tha se sistemi raketor është “testuar në tërësi”, por nuk ka dhënë asnjë detaj specifik se çfarë nënkupton ky nocion.

Ky sistem është duke u zhvilluar nga Industria Izraelite e Aviacionit bashkë me gjigantin amerikan Boeing.

Këto teste po kryhen në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry është duke vizituar Izraelin.

Sistemi pritet të jetë operacional deri në vitin 2016.

Izraeli për më shumë se një dekadë, ka në përdorim versionin e mëparshëm ‘Arrow II”, ndërsa suksesin e tij e ka matur me 90% të precizitetit.

Ky sistem thuhet se ka shërbyer si mburojë për sulmet raketore të guerilave të Hezbollahut libanez, por edhe nga Irani dhe Siria.
XS
SM
MD
LG