Ndërlidhjet

Misioni në Mars: 1,000 kandidat në rrethin e dytë


Gjithësi - Një fotografi ilustruese e organizatorëve të Mars Një, se si do të duken kolonitë e para në Mars
Gjithësi - Një fotografi ilustruese e organizatorëve të Mars Një, se si do të duken kolonitë e para në Mars
Organizatorët e një misioni ambicioz privat për të kolonizuar Marsin, thonë se nga 200,000 aplikacione sa kanë pranuar për këtë ndërmarrje, kanë përzgjedhur 1,000 persona të cilët do të kalojnë në fazën e dytë testuese.

Ekipi përfundimtar për misionin në planetin Mars pritet të përzgjidhet përmes një emisioni televiziv.

Fondacioni danez, i cili qëndron prapa misionit të pagëzuar “Marsi Një”, ka hedh në shitje të drejtën e filmimit të trajnimit të kandidatëve potencial, të cilat mjete financiare do t’ia lehtësonin shpenzimet prej 6 miliardë dollarëve, sa vlerësohet se do të kushtoj ky mision.

Misioni në Mars pritet të niset në vitin 2024.

Në rrethin e dytë të kualifikimeve për të udhëtimin hapësinor, kandidatët do t’i nënshtrohen, sipas organizatorit, “simulimeve rigoroze” për të testuar gatishmërinë e tyre fizike dhe emocionale.

Udhëtimi gjashtëmujor për në Mars, është udhëtim vetëm një drejtimësh.
XS
SM
MD
LG