Ndërlidhjet

Amnistohen rreth 2,000 të burgosur në Birmani


Birmani - Femrat e burgosura largohen nga qendra kryesore korrektuese Insein në qytetin Yangon, 03 janar, 2014
Birmani - Femrat e burgosura largohen nga qendra kryesore korrektuese Insein në qytetin Yangon, 03 janar, 2014
Rreth 2,000 të burgosur janë liruar të premten në Birmani, në prag të Ditës së Pavarësisë, njoftojnë autoritetet.

“Mbi 2,000 të burgosur kemi liruar sot, ku 1,800 janë liruar nga burgiu në Yangon dhe 230 të tjerë nga burgu në Mandalay”, ka thënë këshilltari i presidentit të shtetit Hla Maung Shve.

Amnistia që ka nënshkruar presidentja e shtetit Thein Sein, është bërë për nder të Ditë së Pavarësisë së Birmanisë.

Ky shtet që ndryshet njihet edhe si Myanmar, është pavarësuar nga Mbretëria e Bashkuar më 4 janar të vitit 1948.

Tre të burgosur nga kjo shifër, ishin të burgosur politik, kurse prapa qelive mbesin edhe 40 të tjerë.

Lirimi i të burgosurve të ndërgjegjës, ishte një prej kushteve që shtetet perëndimore i kanë parashtruar Birmanisë, në saje të heqjes së një numri të sanksioneve këtij shteti.

Birmanezët kanë jetuar mbi pesë dekada nën sundim ushtarak, nga vitit 1962 e deri më 2010.
XS
SM
MD
LG