Ndërlidhjet

Ish-zyrtari i lartë grek pranon se ka marr $16 milionë ryshfet


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Greqia do të ridefinoj mënyrën e prokurimit të armatimit, dhe do ta bëjë atë më transparent u zotua sot ministri grek i mbrojtjes Dimitris Avramopoulos, në ditën kur në Athinë ka nis gjykimi kundër një grupi të gjerë të dyshuarve për korrupsion, që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë mbrojtës dhe tregtarëve të armëve.

Shpenzimet e mëdha të armatës, ishin një prej arsyeve përse Athina zyrtare grumbulloi aq shumë borxhe, dhe duhej të shpëtohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që dhanë afro 240 miliardë euro në vitin 2010 dhe 2012.

Këto mjete ishin dhënë me një udhëzim strikt të shkurtimit të shpenzimeve, që çoi në rritjen e varfërisë dhe papunësisë, kështu që skandali në ushtri ka prekur nervat e shumë grekëve.

Avramopoulos tha se propozimi i ministrisë së tij për transparencë në prokurim, do t’i paraqitet parlamentit “në një të ardhme të afërt”.

Deklarata e tij vjen si reagim ndaj dëshmisë që dha të premten Antonis Kantas, që ishte zëvendësshefi i armatosjes në ministrinë e mbrojtjes prej vitit 1997 e deri më 2002.

Ai pranoi sot në gjykatë se ka pranuar mbi 16 milionë dollarë në ryshfet për kontratat që lidhesin me firmat e huaja nga shtetet si Gjermania, Franca, Suedia, Rusia dhe Brazili.

Dy tregtarë të armëve, të cilët i ka identifikuar Kantas, janë arrestuar dhe akuzuar gjatë muajit dhjetor.
XS
SM
MD
LG