Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën në Irak


Falluxhah, Irak
Falluxhah, Irak
Uashingtoni ka dënuar në termat më të fuqishëm dhunën e militantëve në provincën Anbar të Irakut.

Reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit vjen pas raporteve të së premtes, sipas të cilave, forcat irakiane të sigurisë dhe fiset aleate kanë rimarrë zonat në Ramadi dhe Falluxhah nga kryengritësit islamikë.

Luftimet midis forcave të sigurisë së Irakut dhe Shtetit Islamik, rrjet terrorist i lidhur me Al-Kaidën, kanë shpërthyer të hënën, kur një kamp protestues i sunitëve në Ramadi është bastisur nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG