Ndërlidhjet

Kerry vazhdon misionin në Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah - 3 janar 2014.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah - 3 janar 2014.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vazhdon sot misionin e tij për paqe në Lindjen e Mesme.

Kerry është duke shtyrë izraelitët dhe palestinezët që të bien dakord për një marrëveshje kornizë të paqes, por analistët thonë se dy palët mbeten larg.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, tregojnë se Tel Avivi nuk është i përkushtuar për paqe.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vënë po ashtu në pikëpyetje angazhimin palestinez.

Kerry ka thënë se izraelitët dhe palestinezët duhet të marrin vendime të vështira për të arritur marrëveshjen e paqes.
XS
SM
MD
LG