Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Një ushtar i NATO-s është vrarë të shtunën, kur kryengritësit kanë sulmuar një bazë ushtarake në lindje të Afganistanit.

Autoritetet e sigurisë thonë se një makinë bombë ka shpërthyer në hyrje të bazës dhe se disa luftëtarë talibanë kanë sulmuar më pas objektin e përbashkët të NATO-s dhe forcave afgane.

Në përleshje janë vrarë të pesë talibanët dhe një ushtar i NATO-s.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihillah Mujahid, ka thënë se grupi i tij është përgjegjës për sulmin.

Rreth 85,000 trupa të huaja do të tërhiqen nga Afganistani këtë vit. Por, një marrëveshje midis Uashingtonit dhe Kabulit do të lejojë disa mijëra ushtarë amerikanë të mbeten dhe të trajnojnë forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG