Ndërlidhjet

Mbi 1,000 migrantë shpëtohen në Mesdhe


Lampedusa - foto arkivi

Lampedusa - foto arkivi

Marina italiane ka thënë se mbi 1,000 migrantë janë shpërtuar gjatë dy ditëve të fundit në Detin Mesdhe.

Një total prej 823 migrantësh, që udhëtonin me katër anije të mbipopulluara, janë kapur pranë ishullit Lampedusa.

Pasagjerët kanë thënë se kanë ardhur nga Egjipti, Tunizia, Pakistani dhe Iraku. Të gjithë ata janë transferuar në Sicili.

Një anije tjetër, me 233 njerëz në bord, është shpëtuar nga erërat e forta po ashtu pranë Lampedusës.

Shumica e pasagjerëve të saj kanë ardhur nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Pakistani, Zambia dhe Mali.
XS
SM
MD
LG