Ndërlidhjet

Arrestohet një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë


Ilustrim
Ilustrim
Me 3 janar, 2014, rreth orës 17 :00, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Ferizaj, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës, autoritetit zyrtar’.

"Bazuar në hetimet policore, personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, derisa po ushtronte detyrën e tij zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, ka kërkuar dhe njëkohësisht ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 1,500 € nga një person, të cilit duhej t’i paguheshin disa pagesa nga ministria për një shërbim mjekësor qe ai kishte marrë në një spital në Kosovë", njofton Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG