Ndërlidhjet

SHBA patrullon në qiejt e Baltikut


Ilustrim

Ilustrim

Forcat ajrore amerikane kanë nisur patrullimin mbi qiejt e shteteve baltike.

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Juozas Olekas, ka thënë se një grup i pilotëve të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Lituani për të marrë detyrat nga një kontingjent i Forcës Ajrore të Belgjikës.

Pilotët amerikanë do të drejtojnë avionë luftarakë F-15, si pjesë e një programi të bashkëpunimit të NATO-s, pasi shtetet baltike nuk kanë pajisje ushtarake për t’i kryer vetë fluturimet.

Olekas ka thënë se Italia dhe Hungaria i janë bashkuar po ashtu misionit me pilotët amerikanë.

Këta të fundit do të jenë të pozicionuar në Lituani për katër muajt e ardhshëm.

Vendet e NATO-s kanë patrulluar hapësirën ajrore të Baltikut qysh në vitin 2004, menjëherë pasi shtetet baltike i janë bashkuar Aleancës.
XS
SM
MD
LG