Ndërlidhjet

Vdes udhëheqësi militant në Liban


Liban - foto ilustruese

Liban - foto ilustruese

Një udhëheqës i lartë islamik, i arrestuar në Liban, ka vdekur në paraburgim.

Majid al-Majid, shtetas saudit, ka qenë udhëheqës i Brigadës Abdullah Azzam.

Ai është kapur në fund të dhjetorit dhe është mbajtur në një lokacion sekret në Liban.

Një gjeneral i ushtrisë libaneze ka thënë se Majid ka vdekur nga dështimi i veshkave.

Grupi i tij ka marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh terroriste në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG