Ndërlidhjet

Putin lehtëson ndalesën e demonstratave


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lehtësuar një ndalesë për demonstratat në Soçi, vendin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014.

Dekreti i lëshuar nga Kremlini thotë se tubimet, demonstratat dhe marshimet që nuk kanë të bëjnë me Olimpiadën, mund të mbahen në Soçi me miratimin e Administratës së Qytetit dhe Ministrisë së Brendshme lokale.

Dekreti i ri zëvendëson atë të muajit gusht, i cili ka ndaluar çdo protestë në Soçi që nuk është e lidhur me Lojërat Olimpike.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ndalesa e tillë shkel Kushtetutën.
XS
SM
MD
LG