Ndërlidhjet

Ushtria irakiane bombardon Falluxhan


Falluxha, Irak

Falluxha, Irak

Forcat irakiane të sigurisë dhe fiset aleate vazhdojnë të luftojnë militantët e Al Kaidës në qytetet Ramadi dhe Falluxha.

Një korrespondent i Radios Iraku i Lirë në Ramadi ka thënë se të shtunën, rreth 60 për qind e Falluxhas ka qenë nën kontrollin e Al Kaidës dhe të kryengritësve antiqeveritarë.

Ushtria irakiane ka bombarduar qytetin me mortaja, në përpjekje për të larguar militantët, dukë vrarë tetë persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Luftimet midis forcave të sigurisë së Irakut dhe Shtetit Islamik, rrjet terrorist i lidhur me Al-Kaidën, kanë shpërthyer të hënën, kur një kamp protestues i sunitëve në Ramadi është bastisur nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG