Ndërlidhjet

Vulin: S’do ketë pagesë të sigurimit nga 8 janari


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se nga 8 janari i këtij viti nuk do të ketë pagesa për sigurimet e automjeteve, të cilat kalojnë nëpër pikëkalimet kufitare me Kosovën.

Duke folur për agjencinë Tanjug, ai ka thënë se nuk mund të zbatohet në terren ajo për të cilën nuk është rënë dakord në Bruksel.

“Jam në komunikim intensiv edhe me përfaqësuesit serbë nga veriu i Kosovës, edhe me kryetarët e zgjedhur, por edhe me përfaqësuesit e BE-së. Mund të them dhe mbi të gjitha të qetësoj serbët e Kosovës se nga 8 janari nuk do të ketë asnjë pagesë për sigurim”, ka thënë Vulin.

Dje dhe sot, shoferët që kanë kaluar nëpërmes pikëkalimeve Bërnjak e Jarinë kanë marrë fletushka, të cilat njoftojnë se nga 8 janari i vitit 2014 do të nisë shitja e polisave të sigurimit kufitar.
XS
SM
MD
LG