Ndërlidhjet

logo-print

ETA shpreh keqardhje për dhunën e kryer


Nga një sulm i ETA-s në Madrid, më 2004.

Nga një sulm i ETA-s në Madrid, më 2004.

Ish-militantët e grupit separatist bask ETA kanë shprehur keqardhje për kryerjen e akteve të dhunës në të kaluarën.

Grupi prej rreth 70 të burgosurve të liruar së fundmi, ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për vuajtjet dhe dëmet që ka shkaktuar.

Deklarata është lexuar në një takim në qytetin bask të Spanjës, Durango.

Kjo është hera e parë që ish të burgosurit janë shfaqur në publik së bashku.

Deklarata e lëshuar nga ish të burgosurit thotë se ata marrin përgjegjësinë e plotë për pasojat e konfliktit.

Në vitin 2011, ETA i ka dhënë fund fushatës së saj të armatosur për të krijuar një shtet bask në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.

Vitin e kaluar, Gjyakata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka urdhëruar lirimin e militantëve.

Qeveria spanjolle, edhe pse ka kundërshtuar vendimin, ka nisur lirimin e tyre në tetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG