Ndërlidhjet

Turqia do të lirojë edhe 3 ligjvënës kurdë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin nga burgu të tre ligjvënësve kurdë, të dyshuar për lidhje me organizatën e jashtëligjshme – Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Urdhri i së shtunës i gjykatës në qytetin Diarbakir vjen pasi dy parlamentarë të tjerë kurdë janë liruar nga burgu të premten.

Tre ligjvënësit që do të lirohen janë: Selma Irmakand dhe Faysal Sariyildiz, nga Partia Kurde për Paqe dhe Drejtësi, dhe ligjvënësi i pavarur, Kemal Aktas.

Gjykata nuk ka thënë se kur do të lirohen ata.

Urdhri vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se burgosja e tyre ka shkelur të drejtat e tyre si zyrtarë të zgjedhur.

Të pesë deputetët janë arrestuar qysh në vitin 2010, për lidhje të dyshuara me PPK-në.

Kjo e fundit ka zhvilluar një kryengritje separatiste në Turqi për shumicën e kohës në 28 vjetët e fundit,

Ankaraja dhe PPK-ja janë pajtuar për armëpushim në marsin e kaluar.
XS
SM
MD
LG