Ndërlidhjet

Rebelët sirianë u japin ultimatum “rivalëve”


Siri
Siri
Rebelët sirianë i kanë dhënë një grupi që ka lidhje me Al-Kaidën 24 orë kohë për t’u dorëzuar.

Ultimatumi vjen pas dy ditësh luftime midis vetë rebelëve, në provincat veriore të Idlibit dhe Alepos.

Luftëtarët opozitarë të Sirisë nga Ushtria e Muxhahedinëve, një aleancë e sapoformuar e grupeve islamike, kanë shpallur luftë kundër Shtetit Islamik të Irakut, që ka lidhje me Al-Kaidën.

Ahmad al-Khatib, aktivist opozitar në Idlib, i ka thënë AFP-së se rebelët i kanë dhënë Shtetit Islamik të Irakut ultimatum për t’u dorëzuar brenda 24 orësh.

Luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut janë dyndur në Siri menjëherë pasi ka shpërthyer lufta civile.

Por, taktikat e tyre brutale, përfshirë ekzekutimet publike, rrëmbimet, torturat dhe vrasjet e rebelëve rivalë, kanë kthyer shumë rebelë kundër tyre.
XS
SM
MD
LG