Ndërlidhjet

logo-print

Maliki: Do të mposhtim terroristët


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është zotuar se do të mposhtë “të gjitha grupet terroriste” në provincën e trazuar Anbar, ku forcat e sigurisë dhe fiset aleate vazhdojnë të luftojnë militantët e Al-Kaidës.

“Nuk do të tërhiqemi, derisa të mundim të gjitha grupet terroriste dhe të shpëtojmë popullin tonë në Anbar”, ka thënë Maliki për televizionin shtetëror.

Një korrespondent i Radios Iraku i Lirë ka thënë se të shtunën, rreth 60 për qind e qytetit të Falluxhas ka qenë nën kontrollin e Al Kaidës dhe të kryengritësve antiqeveritarë.

Ushtria irakiane ka bombarduar qytetin me mortaja, në përpjekje për të larguar militantët, duke vrarë tetë persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Dhjetëra persona kanë humbur jetën të premten edhe në qytetin Ramadi, si pasojë e luftimeve.

Luftimet midis forcave të sigurisë së Irakut dhe Shtetit Islamik, rrjet terrorist i lidhur me Al-Kaidën, kanë shpërthyer të hënën, kur një kamp protestues i sunitëve në Ramadi është bastisur nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG