Ndërlidhjet

Kerry mirëpret rolin joformal të Iranit për krizën në Siri


Izrael - Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas aterimit në aeroportin e Tel Avivit (Ilustrim)

Izrael - Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas aterimit në aeroportin e Tel Avivit (Ilustrim)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se Irani mund të luaj një rol në bisedimet paqësore për Sirinë të cilat pritet të zhvillohen më 22 janar në Gjenevë.

Duke folur nga Izraelit, Kerry tha të dielën se Washingtoni kundërshton idenë që Teherani të përfaqësohet në këtë samit ministror, përderisa nuk e pranon se e ardhmja e qeverisë siriane do të jetë e formuar me “pëlqim të përbashkët” mes autoriteteve dhe opozitës.

Por, sipas tij, Teherani është i mirëseardhur që të luaj një rol pozitiv, jo-formal.

Në ndërkohë, shefi i diplomacisë amerikane ka shtuar se Washington-i do t’i ndihmojë irakianët që të luftojnë militantët e Al-Kaidas, dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Irak për këtë ndërmarrje.

Komenti i tij vjen pas një deklarate të kryeministrit irakian Nuri al-Maliki i cili është zotuar se do të mposht “të gjitha grupet terroriste në krahinën Anbar.

Forcat irakiane të sigurisë dhe fiset e komunitetit mysliman Sunii, vazhdojnë të luftojnë militantët e Al-Kaidas në qytetet Fallujah dhe Ramadi.
XS
SM
MD
LG