Ndërlidhjet

logo-print

Kryengritësit i japin ultimatum grupeve të Al-Kaidas në Siri


Siri - Një grua mban fëmijët e saj në krah, pas qyteti i saj Aleppo është goditur nga sulmet ajrore të forcave pro-regjimit të Bashar al-Assad (lustrim)

Siri - Një grua mban fëmijët e saj në krah, pas qyteti i saj Aleppo është goditur nga sulmet ajrore të forcave pro-regjimit të Bashar al-Assad (lustrim)

Grupet kryengritëse siriane i kanë dhënë një ultimatum të fuqishëm grupeve të lidhura me Al-Kaidas që të dorëzohen brenda 24 orëve.

Ultimatumi vjen dy ditë pas luftimeve të përgjakshme ndërmjet të forcave kryengritëse në krahinat veriore Idlib dhe Aleppo.

Opozita siriane nga aradhet e Ushtrisë Muxhahedine, një aleancë e sapoformuar e grupeve islamike, i ka deklaruar luftës Shetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS) i cili është i ndërlidhur me Al-Kaidan.

Ahmad al-Khatib, një aktivist opozitar në Idlib, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP, se rrebelët i kanë dhënë ultimatum ISIS që të dorëzohet deri të dielën mbrëma.

Luftëtarëte e ISIS kanë arritur në Siri menjëherë pasi lufta shpërtheu në këtë shtet.

Mirëpo, taktikat e tyre brutale, përfshirë edhe ekzekutimet publike, kidnapimet, torturat dhe vrasja e kryengritësve kundërshtarë, i ka shtyrë shumë banorë lokalë dhe kryengritësit e tjerë që t’ua kthejnë pushkën atyre.

Koalicioni Kombëtar, që është grupi kryesor opozitar sirian, ka dhënë të shtunën pëlqimin për luftimin e kundërshtarëve nga ISIS.
XS
SM
MD
LG