Ndërlidhjet

Sot pritet të hapen bisedimet paqësore për Sudanin Jugor


Sudani Jugor - Personat e zhvendosur bartin gjësendet elementare me vete, përderisa po ikin nga një streh në tjetrën, për t'i ikur luftimeve, 05 janar, 2014
Sudani Jugor - Personat e zhvendosur bartin gjësendet elementare me vete, përderisa po ikin nga një streh në tjetrën, për t'i ikur luftimeve, 05 janar, 2014
Qeveria dhe kryengritësit në Sudanin Jugor, pritet të nisin sot bisedimet paqësore në Addis Abeba, kryeqytetin e Etiopisë fqinje.

Fillimi i këtyre negociatave, vjen pas një shtyrjeje të gjatë të dialogut të shumëpritur, në kohën kur mijëra civil po ikin në drejtim të kryeqytetit sudano-jugor Juba, në kërkim të një strehe nga luftimet.

Bisedimet në kryeqytetin etiopian kanë për qëllim që të ndalin luftën e nisur para 3 javësh, e cila i ka kushtuar me jetë mijëra civilëve të shtetit më të ri në botë.

Gjatë këtij konflikti, kryengritësit kanë marr nën kontroll zonat që janë më të pasurat me naftë.

Në konflikt janë të përfshira, ushtria besnike ndaj presidentit Salva Kiir e cila po lufton kundër një aleance të dobët të militantëve etnik, dhe komandantë të togjeve që dikur i drejtonte Riek Machar, ish-zevendëspresidenti i Sudanit Jugor, i cili në korrik u shkarkua nga posti.
XS
SM
MD
LG