Ndërlidhjet

Sondazhi: Mbreti i Spanjës Juan Carlos po humb përkrahjen


Spanjë --Princi Felipe (M), mbreti i Spanjës Juan Carlos (Q) dhe princesha Letizia, gjatë një ceremonie për nder të ditës kombëtare të Spanjes (Ilustrim)
Spanjë --Princi Felipe (M), mbreti i Spanjës Juan Carlos (Q) dhe princesha Letizia, gjatë një ceremonie për nder të ditës kombëtare të Spanjes (Ilustrim)
Një sondazh i publikuar të dielën në Spanjë, tregon se 62 për qind e spanjollëze duan që mbreti Juan Carlos -i prekur nga skandalet e fundit - të heq dorë nga froni, kurse më pak se gjysma mbështesin në përgjithësi këtë mbretëri.

Shumica, megjithatë, mbështet djalin e mbretit dhe pasardhësin e fronit, princin Felipe, dhe besojnë se ai do të mund të kthente prestigjin e dikurshëm të familjes mbretërore, tregojnë rezultatet e agjencisë Sigma Dos që u publikuan të dielën në gazetën El Mundo.

Juan Carlos, i cili mbushi sot 76 vjet, ka rënë në popullaritet në tri vjetët e fundit, kryesisht për shkak të skandaleve korruptive, që ndërlidhen me dhëndrrin e tij dhe një udhëtimi që kishte kryer në saharanë afrikane në vitin 2012, ku kishte shkuar për gjueti të elefantëve, në kohën kur shteti ishte në krizë të thellë ekonomike.

Mbreti po ashtu së fundi ka pasur probleme me shëndetin, ku bashkë me skandalet, ka ngjallë spekulimet rreth mundësisë së tij për të mbetur në fron.

Numri i popullatës me një vlerësim, ose vlerësim të lartë për mbretin, ka rënë për nëntë pikë gjatë vitit 2013, ku tani mbreti Juan Carlos gëzon vetëm 41% të përkrahjes së qytetarëve, thuhet në gjetjet e këtij hulumtimi, që është kryer në fund të dhjetorit.

Kurse numri i njerëzve që duan dorëheqjen e mbretit, dhe janë në favor të Falipes, ka shkuar nga 17 në 62%.
XS
SM
MD
LG