Ndërlidhjet

Netanyahu akuzon palestinezët për nxitje dhune


Izrael - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu (Ilustrim)

Izrael - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu (Ilustrim)

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar të dielën liderët palestinez për “nxitje të urrejtjes”, në kohën kur sekretari amerikan i shtetit John Kerry po viziton këtë rajon, në përpjekje për të shtyrë para bisedimet paqësore.

“Palestinezët po vazhdojnë fushatën e tyre të nxitjes së urrejtjes, ashtu siç e kemi parë në ditët e fundit, kur ata refuzuan njohjen e Izraelit si shtet, dhe të njohjes së popullit çifut”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit të tij.

“Kjo është çështja kryesore të cilën e kemi diskutuar me Kerry-n. Në mesin e çështjeve të tjera kyçe që janë në interes të Izraelit, siç është siguria e cila duhet të mbetet në duart tona”, ka shtuar ai.

Vlerësimet e Netanyahut, po bëhen në kohën kur shefi i diplomacisë amerikane John Kerry është larguar nga Izraeli për në Jordaninë fqinje, pas tri ditësh negociatash intensive të diplomacisë së tij fluturuese, me liderët izraelit dhe palestinez.

Kjo është vizita e dhjetë e Kerryt në Lindjen e Mesme, që kur ka marr postin, ndërsa negociatat direkte paqësore kanë nisur në muajin korrik, dhe pritet të përfundojnë në pranverë.
XS
SM
MD
LG