Ndërlidhjet

Papa në maj viziton Lindjen e Mesme


Papa Françesku (Ilustrim)
Papa Françesku (Ilustrim)
Kreu i kishës katolike, Papa Françesku ka lajmëruar të dielën se do të vizitojë Tokën e Shenjtë në Jordani, Izrael dhe Palestinë, gjatë muajit maj.

Kjo është vizita e tij e parë në Lindjes së Mesme prej se është zgjedhur në këtë post.

Sipas një njoftimi nga selia e shenjtë, Papa do të vizitoj këtë rajon nga 24 e deri më 26 maj, ku fillimisht do të ndalet në Aman, Betlehem e Jerusalem për të shënuar 50 vjetorin e udhëtimit të Papës Pali i VI-të në vitin 1964, që është vizita e parë e një pape në kohërat moderne.

Papa Gjon Pali i II-të, e vizitoi Lindjen e Mesme në vitin 2000, kurse Papa Benedikti i XVI-të shkoi më 2009.
XS
SM
MD
LG