Ndërlidhjet

Mijëra afrikan protestojnë në Izrael


Izrael - Forcat izraelit të sigurië shpërndajnë protestën (Ilustrim)

Izrael - Forcat izraelit të sigurië shpërndajnë protestën (Ilustrim)

Mijëra emigrantë afrikan, shumica prej të cilëve vijnë nga Sudani dhe Eritrea, kanë protestuar sot në Tel Avivin qëndror, në kërkim të njohjës së statusit të tyre të refugjatit në Izrael.

Protestuesit marshuan nga një lagje në jug të Tel Avivit, ku shumica prej tyre qëndrojnë dhe punojnë ilegalisht, e deri në sheshin e Rabinit, ku janë ulur dhe kanë nisur të brohorisin “Po liri, jo burgim”.

Organizatorët e protestës, ku janë të përfshirë edhe aktivistë izraelit për të drejtat e njeriut, thonë se rreth 20,000 njerëz kanë marr pjesë në këtë manifestim pakënaqësish.

Demonstruesit kanë dënuar mbajtjen në burg të shumë emigrantëve afrikan në një godinë “të hapur” që gjendet në kufi me Egjiptin, e inauguruar vitin e shkuar.

Izraeli arsyeton mbajtjen e emigrantëve nëpër burgje gjysmë të mbyllura, si masë parandaluese për kalim ilegal të kufirit, dhe për arsye se emigrantët po punojnë ilegalisht në Izrael.
XS
SM
MD
LG